TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Qershor 2026, 09:55

Rrëmbeu vajzën 6-vjeçare në Spanjë dhe u fsheh në Kosovë, arrestohet 43-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbeu vajzën 6-vjeçare në Spanjë dhe u fsheh

Një 43-vjeçar me shtetësi spanjolle është arrestuar në Kosovë, pasi dyshohet se rrëmbeu vajzën e tij 6-vjeçare në Majorka dhe u largua jashtë territorit të Spanjës.

Sipas mediave spanjolle, i dyshuari mori të miturën nga ishulli i Majorkës dhe u arratis, duke e fshehur fillimisht në bagazhin e automjetit për të shmangur zbulimin nga autoritetet. Pas largimit nga Spanja, gjurmët e tij humbën.

Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan se 43-vjeçari kishte mbyllur llogaritë e tij bankare, kishte fshirë profilet në rrjetet sociale dhe kishte ndryshuar pamjen fizike, me qëllim që ta bënte më të vështirë identifikimin dhe lokalizimin e tij.

Falë bashkëpunimit mes autoriteteve të disa vendeve evropiane dhe Policisë së Kosovës, u konfirmua se babai dhe vajza ndodheshin në Kosovë.

Më 24 qershor, Policia e Kosovës ndërmori operacionin që çoi në arrestimin e 43-vjeçarit, ndërsa 6-vjeçarja u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas ndërhyrjes së autoriteteve, fëmija iu dorëzua institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e të miturve, ndërsa shtetasi spanjoll u vendos në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore dhe të një vendimi mbi ekstradimin e mundshëm.

Lini një Përgjigje