Bota30 Mars 2023, 12:37

Presidentja e Komisionit Evropian: Kina duhet ti bëjë presion Rusisë për paqe në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

Presidentja e Komisionit Evropian: Kina duhet ti bëjë presion

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka theksuar se Kina duhet të bëjë presion për një “paqe të drejtë” në Ukrainë dhe roli i saj në konflikt do të jetë jetik në formësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian.

Kina, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kishte përgjegjësinë për të luajtur një rol konstruktiv në një paqe bazuar në integritetin territorial të Ukrainës, me tërheqjen e forcave ruse.

“Çdo plan paqeje që në fakt do të konsolidonte aneksimet ruse nuk është thjesht një plan i zbatueshëm. Duhet të jemi të sinqertë në këtë pikë. Si Kina vazhdon të ndërveprojë me luftën e Putinit do të jetë një faktor përcaktues për marrëdhëniet BE-Kinë në vazhdim. Kina duhet të bëjë presion për një “paqe të drejtë” në Ukrainë dhe roli i saj në konflikt do të jetë jetik në formësimin e marrëdhënieve me Bashkimin Europian, ” tha Von der Leyen.

Kryediplomati kinez, Wang Yi, ka deklaruar më herët  se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të vazhdojë më dhe shtoi se Kina ka në plan të paraqesë një plan paqeje mes dy vendeve. 

Përsa i përket situatës së luftës në rajone të veçanta, Inteligjenca e NATO-s  thotë se rusët po përballen me "vështirësi të mëdha" në ngritjen e ofensivës së shkurtit për të shënuar përvjetorin e parë të konfliktit. Në Bakhmut, ukrainasit janë "nën presion", por rusët po paguajnë "kosto maksimale" për sa i përket jetëve njerëzore, me rreth "2000 ushtarë" që vdiqën vetëm fundjavën e kaluar. Por, nga ana tjetër, militantët rusë Wagner kanë marrë "plotësisht nën kontrollin e tyre" vendbanimin Paraskovievka, që ndodhet në veri të Bakhmut. Forcat ruse hodhën katër raketa Kalibr nga Deti i Zi në drejtim të Ukrainës mëngjesin e sotëm. Sipas autoriteteve ukrainase, dy prej tyre u shkatërruan.

komisioni evropian ukraine nato rusi kina