
Në total, 75 persona u arrestuan në Los Angeles pas një protestës “No Kings. Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD), 66 të rritur u arrestuan për mos bindje të urdhërit të policisë për t’u shpërndarë, ndërsa një person u arrestua për posedim të një arme të ftohët. Po ashtu, 8 të mitur u arrestuan për mos bindje të urdhërit të policisë për t’u shpërndarë.
Nuk u raportuan lëndime serioze te të arrestuarit, por një oficer policie pësoi prerje dhe mavijosje të vogla, sipas zëdhënësit të policisë. Arrestimet ndodhën në Rrugën Alameda, ku protestuesit hodhën “blloqe të mëdha betoni, shishe dhe objekte të tjera” mbi gardhin e një prone federale. Autoritetet federale përdorën gaz lotsjellës pas urdhrave të shpërndarjes që nuk u respektuan.
Protesta “Pa Mbretër” ishte pjesë e një serie demonstratash kombëtare kundër administratës së Presidentit Donald Trump, të cilat fillimisht u zhvilluan paqësisht në qendër të Los Angelesit, por u përshkallëzuan në mbrëmje pranë një ndërtese federale (Metropolitan Detention Center).
LAPD deklaroi një alarm taktik në qytet dhe mbylli disa rrugë në zonën e Little Tokyo/Arts District. Protestuesit u urdhëruan të shpërndaheshin, por një pjesë e tyre nuk iu bindën, çka çoi në përplasje dhe arrestime.
Lini një Përgjigje