Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbledhur në një takim kryeministren dhe 2 prej ministrave të tij, për të diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend.
Prej disa orësh ai është në takim me kryeministren franceze Elisabeth Borne, ministrin e Brendshëm Gerald Darmanin dhe ministrin e Drejtësisë Eric Dupond-Moretti.
Mediat franceze kanë publikuar dhe foto nga takimi, ndërkohë nuk dihet se çfarë vendimi është marrë nga qeveria franceze.
Mijëra njerëz janë arrestuar në pesë net protestash në përgjigje kundër vrasjes së 17-vjeçarit Nahel Merzouk në Nanterre në periferi të Parisit nga policia.
Trazirat e kanë detyruar Macron të shtyjë atë që do të ishte vizita e parë shtetërore në Gjermani nga një president francez për 23 vjet, duke filluar të dielën në mbrëmje.
Lini një Përgjigje