
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk do të bllokojë planet e mundshme të izraelit për të pushtuar Gazën.
I pyetur lidhur me raportimet se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të pushtojë të gjithë territorin Palestinez, Trump tha se është fokusi i tij ishte të ushqente njerëzit në Gaza.
“Epo nuk e di se cili është sugjerimi izraelit. Di se ne jemi atje aktualisht për të ushqyer njerëzit. Siç e dinë, 60 milion dollarë u dhanë nga Shtetet e Bashkuara së fundmi në përpjekjen për të siguruar ushqim, shumë ushqim për qytetarët në Gaza të cilët po kanë vështirësi në sigurimin e ndihmave. Sa i përket pjesës tjetër, nuk mund të them gjë, besoj i takon Izraelit të vendosë”, u shpreh Trump.
Shtetet e Bashkuara i sigurojnë Izraelit miliarda dollarë ndihma ushtarake çdo vit, mbështetje kjo është është rritur ndjeshëm pas nisjes së luftës izraelite në tetor të 2023.
Me planin e ri, Netanyahu synon të zgjerojë operacione ushtarake edhe në pjesën e mbetur ku praktikisht janë përqendruar më shumë se 2 milion palestinezët, duke rrezikuar jetët e tyre.
Kryeministri Netanyahu zhvilloi një takim me krerë të lartë te sigurisë lidhur me planin për pushtimin e plotë të Gazës por sipas raportimeve në mediat izraelite, pati tensione mes Netanyahut dhe shefit të shtabit Gjeneralit Ejal Zamir, i cili kundërshtoi idenë. Sipas tij, pushtimi i plotë do të rrezikonte jetët e pengjeve dhe trupave izraelite.
Lini një Përgjigje