TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2026, 18:19

Zjarr në pyjet e Voskopojës, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr në pyjet e Voskopojës, terreni i vështirë pengon
Zjarr në pyjet e Voskopojës

Një vatër zjarri është regjistruar këtë të premte në fshatin Voskopojë, në zonën e njohur si "Antenat".

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur dy mjete të shërbimit zjarrfikës, përkatësisht një automjet zjarrfikës dhe një mjet tip "pick-up" me efektivë për ndërhyrje. Në operacion janë angazhuar gjithashtu forca të Njësisë Administrative Voskopojë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.

Për shkak të terrenit të vështirë, automjeti zjarrfikës nuk mund të afrohet pranë vatrës së zjarrit. Një pjesë e efektivëve kanë nisur ndërhyrjen në terren, ndërsa pjesa tjetër po lëviz në këmbë drejt zonës ku po digjet zjarri.

zjarr në pyjet e voskopojës

Lini një Përgjigje