TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Prill 2023, 17:12

Putin gati të tradhtohet edhe nga Daçiç, Beogradi shton sinjalet për sanksione ndaj Rusisë

Shkruar nga Pamfleti

Putin gati të tradhtohet edhe nga Daçiç, Beogradi shton

Beogradi po jep sinjale nga dita në ditë se po shkon drejt vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Dialogu me Kosovën nuk do të jetë vetëm hapi i parë dhe krerët e qeverisë kanë filluar ta dëshmojnë këtë. Vetë Vuçiç ka dhënë disa herë sinjale se do ketë sanksione, por duket se të njëjtën gjë po bën dhe njeriu më pro-rus në Beograd, Ivica Daçiç.

Ministri i Punëve të Jashtme tha sot se nuk beson se Rusia do të ndryshonte qëndrimin e saj ndaj Kosovës nëse Serbia vendos sanksione ndaj Moskës. Por ai deri diku e ka dhënë sinjalin se mund të ketë sanksione dhe frika e Beogradit është se Moska do e lërë në baltë në OKB.

Nuk besoj se Moska do të ndryshojë qëndrimin e saj [për Kosovën], por marrëdhëniet tona nuk do të jenë të njëjta si tani. Janë 84 shtete që e njohin Republikën e Kosovës, nga 193. Nëse dikush ngre çështjen e anëtarësimit në OKB, gjëja e parë që duhet bërë është të deklarohet Këshilli i Sigurimit, ku Rusia dhe Kina kanë të drejtën e vetos”, tha ai.

Megjithatë ai dha sinjale se në fund fare Serbia do të ruajë interesat e saj. "Ne duhet të shikojmë interesat tona, të ruajmë rrugën tonë evropiane dhe interesat tona kombëtare dhe shtetërore. Interesi ynë është paqja në rajon dhe stabiliteti, si dhe mbrojtja e interesave të popullit tonë në Kosovë", tha Daçiç.

Deklarata e tij padyshim ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave ruse. TASS u ka bërë jehonë duke e vënë theksin po te çështja e sanksioneve.  “Beogradi pret që nëse Serbia i bashkohet politikës së sanksioneve të drejtuara kundër Rusisë, Moska do të mbajë qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”, shkruan TASS.

Në një tjetër artikull, agjencia ruse e lajmeve i ka dërguar një mesazh Serbisë dhe si takon ambicieve të saj për të hyrë në BE. Duke pyetur ekspertë, TASS hedh idenë që Serbia të qëndrojë si një lloj katalizatori apo urë lidhëse mes Moskës dhe Rusisë dhe jo ti shërbejë aleancës. “Pavarësisht se sa diktatoriale dhe rusofobike është elita evropiane, një pjesë e konsiderueshme e publikut në vendet evropiane nuk ka as frikë dhe as urrejtje për Rusinë. Ata janë të interesuar për rritjen e platformave kulturore dhe tendencave kulturore. Unë sinqerisht shpresoj se Beogradi, i cili ndodhet gjeografikisht në qendër të Evropës, do të dëshmojë të jetë një platformë neutrale për komunikim dhe komunikim me njerëzit që duan të mbajnë kontakte”, ka deklaruar një ekspert për “TASS”. /Pamfleti

dacic putin rusia serbia

Lini një Përgjigje