TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2026, 15:44

"Putin synon të dobësojë vendosmërinë e Kievit", Rutte: Ukraina do të dorëzohet!

Shkruar nga Pamfleti

"Putin synon të dobësojë vendosmërinë e

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se Rusia po vijon përpjekjet për të dobësuar Ukrainën përmes sulmeve të vazhdueshme, por theksoi se populli ukrainas ka treguar se nuk do të dorëzohet.

Në një deklaratë publike, Rutte foli fillimisht për angazhimin e Aleancës për të rritur shpenzimet në mbrojtje, duke përshëndetur progresin e arritur nga vendet anëtare në këtë drejtim.

Teksa iu referua rvizitës së tij të fundit në Ukrainë, ai tha se kishte parë nga afër pasojat e asaj që i cilësoi si “sulme të pamëshirshme” nga ana e Rusisë.

“Presidenti Putin po përpiqet ta thyejë popullin e Ukrainës, duke shpresuar të dobësojë vendosmërinë e tyre. Por Ukraina dhe populli ukrainas kanë treguar vazhdimisht se nuk do të thyhen”, u shpreh Rutte.

Rutte theksoi se Ukraina nuk mund ta përballojë e vetme barrën e luftës dhe të garantojë paqen pa mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Sipas tij, roli i NATO-s dhe i aleatëve mbetet thelbësor për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kievit.

Në këtë kuadër, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, pritet të marrë pjesë në takimin ministror të NATO-s që do të zhvillohet nesër. Në fokus të diskutimeve do të jetë mënyra se si aleatët mund të rrisin dhe ta bëjnë më efektive mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Lini një Përgjigje