TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2026, 15:29

U kritikua për menaxhimin e situatës së përmbytjeve, ministrja e Brendshme e Portugalisë jep dorëheqjen!  

Shkruar nga Pamfleti

U kritikua për menaxhimin e situatës së përmbytjeve,

Ministrja e Brendshme e Portugalisë, Maria Lucia Amaral, ka dhënë dorëheqje pas kritikave për menaxhimin e situatës së krijuar pas përmbytjeve.

Në deklaratën e lëshuar nga Presidenca thuhet se Amaral “nuk kishte kushte personale dhe politike të nevojshme për të kryer detyrat e saj”.  Postin e saj do ta mbajë përkohësisht kryeministri, Luís Montenegro.

Qeveria e Montenegros është kritikuar ashpër për reagimin e saj ndaj stuhive dhe erërave të forta dyjavore nga të cilat vdiqën të paktën shtatë persona dhe shkaktuan dëme prej rreth 4 miliardë eurosh.

Portugalia është në gjendje të jashtëzakonshme deri në mesin e shkurtit për shkak të nivelit të lartë të reshjeve dhe përmbytjeve.

portugali dorëhiqet ministrja

Lini një Përgjigje