
Vladimir Putin, javën e kaluar, e la mënjanë planin e fundit të paqes të Presidentit Donald Trump, duke vazhduar me sulme të tjera ajrore ndaj civilëve ukrainas.
Takimi i Putin me Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk prodhoi asgjë të re, ndërsa tashmë është koha që Trump të rrisë presionin ekonomik për ta sjellë Vladin në tryezën e bisedimeve.
Në mungesë të kësaj, e vetmja paqe për të cilën është i interesuar Putini është pushtimi total i Ukrainës.
Trump mund të ankohet për Volodymyr Zelensky-n, por presidenti i Ukrainës ka qenë i lumtur të negociojë; Putin është ai që vazhdon të thotë "jo", edhe pse u urdhëron forcave të tij të përgatiten për operacionet e dimrit.
Udhëheqësit evropianë që u takuan të hënën me Zelenskyn thanë se do të rrisin ndihmën e tyre për Kievin dhe do të synojnë të shtrëngojnë më tej Moskën; nëse ata ia dalin mbanë, Trump me siguri mund të bëjë të njëjtën gjë.
Mbështetja publike amerikane për Ukrainën po rritet : Mbi 60% e të rriturve amerikanë mbështesin luftën mbrojtëse të Kievit kundër Rusisë dhe duan të vazhdojnë furnizimin me armë.
Dhe sanksionet e Trump po ndikojnë ashpër: të ardhurat e Moskës nga nafta dhe gazi kanë rënë me 27% krahasuar me vitin e kaluar; inflacioni rus është në 8% dhe normat e interesit janë dyfishi i kësaj vlere.
Mbështetja publike ruse për luftën që zgjodhi Putini, dhe që u prezantua gati katër vjet më parë si një zgjidhje e shpejtë, po shkatërrohet.
Refuzimi i tij për të kundër-ofertuar Witkoff dhe Kushner tregon se Putini ende shpreson për një përparim dramatik, por në gjendjen aktuale forcat ruse po paguajnë me litra gjak për çdo jardë që përparojnë.
Shtimi i dhimbjes së tij ekonomike, ndoshta përmes sanksioneve dytësore të diskutuara prej kohësh, është hapi i dukshëm i radhës për Uashingtonin.
Dëshira e sinqertë e Trumpit për paqe nuk mund t’i japë fund masakrës në Ukrainë derisa Putini të ndiejë se duhet t’i japë fund luftës që e nisi vetë.
Lini një Përgjigje