
Një video e postuar në Instagram, ku shihet një grua që shan, kërcënon dhe madje qëllon me shuplakë pasagjerët në një fluturim të Ryanair, po bën xhiron e rrjetit.
Aeroplani bëri një ulje emergjente, pasi pasagjerja ishte e pakontrollueshme dhe i gjithë ekuipazhi u angazhua për ta qetësuar. Avioni i Ryanair që fluturonte nga Marrakechi për në Barcelonë u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin Fez-Saïss pasi sjellja e saj ishte aq shqetësuese saqë fluturimi nuk mund të vazhdonte në mënyrë të sigurt.
Pasagjerët raportuan se gruaja në qendër të incidentit dukej se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe u përfshi në grindje verbale me njerëz të tjerë që ishin ulur pranë saj.
Një pasagjer përshkroi situatën, duke theksuar rrëmujën e shkaktuar: “Avioni ynë u detyrua të ulej në Fez. Kjo grua ishte qartësisht e dehur dhe po sillej si e çmendur. Meqenëse nuk mundën ta frenonin, piloti vendosi ta ulte aeroplanin në aeroportin më të afërt. Ryanair nuk e kuptoi se kjo grua po hipte në fluturim e dehur dhe po sillej në mënyrë të rrezikshme. Shumë pasagjerë gjithashtu nuk e vunë re. Megjithatë, ajo që më tronditi më shumë ishte fakti se ishim në një vend ku alkooli nuk është i disponueshëm.”
Edhe pse e dehur, pasagjerja shumëgjuhëshe shante këdo që i dilte përpara në disa gjuhë, spanjisht, marokene, anglisht, afrikano-jugore, egjiptiane, arabisht dhe greqisht!
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje