Bota21 Shkurt 2024, 12:12

"Qëndroi në -27 gradë dhe e ekzekutuan me grusht në zemër"; taktika sovjetike që u përdor për të vrarë Navalnyn

Shkruar nga Pamfleti

"Qëndroi në -27 gradë dhe e ekzekutuan me grusht në

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny mund të jetë vrarë nga një grusht në zemër, një teknikë e përdorur dikur nga agjentët sekretë në kohën e Bashkimit Sovjektik.

Vladimir Osechkin, themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut 'Gulag.net', i cili është i informuar nga një rrjet i gjerë i të burgosurve dhe zyrtarëve rusë, tha për The Times se ai besonte se autoritetet ruse e kanë lënë Navalny në temperatura shumë të ulëta, -27 gradë Celsius, përpara se ta ekzekutonin me një grusht të vetëm.

Aktivisti citoi si provë komentet e një burimi që punonte në qendrën e paraburgimit të Rrethit Arktik, i cili tha se kishte mavijosje në trupin e tij kur ai vdiq, në përputhje me teknikën e përdorur dikur.

Gruaja e tij, Yulia Navalny, ka thënë më herët se beson se burri i saj ishte helmuar me Novichok. Raportet për mavijosje në trupin e tij gjithashtu mbeten të pakonfirmuara pasi gjykata në qytetin Salekhard, qyteti ku supozohet se u mor trupi i Navalny pas vdekjes së tij, tha se do të shqyrtonte kërkesën e nënës së tij që trupi i tij t’i dorëzohej më 4 mars.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

navalny taktika sovjetike