
Një deputet ukrainas ka treguar se si politikanët u strehuan nën tokë gjatë një sulmi rus në Kiev gjatë orëve të paradites dy ditë më parë.
Deputeti ukrainas, Vadym Ivchenko tha se sulmet filluan gjatë një sesioni parlamentar dy-orësh në kryeqytet, i cili më pas u ndrëpre për shkak të sulmeve. Sipas komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura, Valerii Zaluzhnyi, forcat e Moskës lëshuan 11 raketa balistike dhe lundruese në Kiev rreth orës 11:30 të mëngjesit me orën lokale.
“Kur dëgjuam alarmin, të gjithë deputetët vrapuam drejt bunkerëve në nëntokë, në bodrum vetëm për të qenë të sigurt. Sigurisht, ata zgjedhin kohën pikërisht kur kemi një seancë plenare që zgjat vetëm dy orë dhe ata përpiqen të godasin qendrën e Kievit me raketa", tha ai.
Ivchenko, si shumë banorë të tjerë të Kievit, është shqetësuar nga tingujt e shpërthimeve gjatë natës gjatë javëve të fundit. Ai nuk ka mundur të flejë nga frika dhe pasiguria se çfarë të bëjë.
Pavarësisht punës së madhe të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, Ivchenko u shpreh se është një kohë e vështirë për gratë dhe fëmijët në zonë.
Sipas administratës ushtarake të Kievit, ka pasur 16 sulme në qytet që nga fillimi i majit, dhe taktikat e armikut duket se kanë ndryshuar duke sulmuar gjatë ditës dhe jo vetëm gjatë natës.
Madje një video e filmuar nga një përdorues i Instagramit tregonte fëmijë duke vrapuar dhe duke bërtitur në rrugët e Kievit gjatë një sulmi.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ndau pamjet në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen ndaj realitetit të ashpër me të cilin përballen fëmijët ukrainas.
Lini një Përgjigje