Bota31 Maj 2023, 17:42

Përplasjet në veri të Kosovës/ Vuçiç tenton të fusë në skenë Turqinë, kërkon ndihmën e Erdoganit

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet në veri të Kosovës/ Vuçiç tenton

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka tentuar të fusë në lojë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan sa i takon kaosit të veri të Kosovës. Prej 4 ditësh ka pasur tensione dhe përplasje dhe Vuçiç ka shtrirë dorën te miku i Putinit.  

Ata kanë pasur një bisedë telefonike mes tyre dhe Vuçiç kërkoi nga Turqia ta ndihmojë Serbinë të stabilizojë paqen në rajon, tha shërbimi për shtyp i liderit serb në një deklaratë të mërkurën.

Presidenti Erdogan pyeti për situatën aktuale në Kosovë dhe Metohi dhe Presidenti Vuçiç e informoi atë për ngjarjet që çuan në përshkallëzimin e dhunës kundër serbëve. Ai gjithashtu pyeti kreun turk shteti nëse mund të përdorë reputacionin dhe ndikimin e vendit të tij për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha shërbimi për shtyp i presidentit serb.

Presidenti Vuçiç e ftoi presidentin Erdogan të vizitojë Serbinë”, thuhet në deklaratë. Pala serbe thotë se Vuçiç e uroi Erdoganin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Turqi, “duke i uruar që ta udhëheqë vendin me sukses në rrugën e zhvillimit dhe gjatë këtij mandati”. “Me këtë rast, presidenti Vuçiç theksoi se Turqia është një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Serbinë, jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe në arenën politike ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme turke të hënën tha se ishte e shqetësuar për përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës dhe u bëri thirrje palëve të shmangin hapat që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në rajon.

Erdogan shihet si personi që ka miqësi dhe me Albin Kurtin dhe nuk është çudi që të futet në lojë me qëllim që të marrë fund konflikti.

vucic erdogan