Edi Rama dhe miku i tij Emmanuel Macron duket se janë në garë kush e kush t’i bëjë përshtypje kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Kryeministri shqiptar ju ul sërish dje në gjunjë, ndërsa presidenti francez ka shkuar më tej, pasi duket se ka puthur me ‘forcë’.
Ngjarja ndodhi në hyrje të Pallatit Elysee në Paris, ku liderët europianë u mblodhën për një samit të fokusuar në çështjen e hapjes së Ngushticës së Hormuzit. Në një video që po qarkullon gjerësisht, shihet momenti kur Macron pret Melonin, e cila zbret nga automjeti e veshur me të kuqe.
French President Emmanuel Macron and Italian Prime Minister Giorgia Meloni shared a rather awkward and unusual hug right in front of the cameras.
— NEXTA (@nexta_tv) April 17, 2026
The video quickly went viral online. pic.twitter.com/NQHnhRmDEt
Presidenti francez i afrohet dhe e përshëndet duke e mbajtur relativisht fort nga supet, ndërsa shkëmbejnë përqafime dhe puthje në faqe që zgjasin më shumë se protokolli i zakonshëm. Reagimi i Melonit bie në sy, pasi ajo hap sytë në mënyrë të theksuar, ndërsa më pas të dy shkëmbejnë disa fjalë dhe shpërthejnë në të qeshura.
Në samitin në Paris morën pjesë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri britanik Keir Starmer, ndërsa diskutimet u përqendruan në zhvillimet gjeopolitike dhe sigurinë energjetike të lidhur me rajonin e Gjirit.
Lini një Përgjigje