TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shtator 2024, 20:02

Rama mërzit “vëlla” Vuçiçin me shtetin bektashi, serbët reagojnë të alarmuar: Po forcon pan-shqiptarizmin

Shkruar nga Pamfleti

Rama mërzit “vëlla” Vuçiçin me shtetin

Presidenti i Asamblesë Supreme të Islamistëve të Serbisë, muftiu i Beogradit Muhamed Jusufspahic ka reaguar ndaj planeve të kryeministrit Edi Rama për themelimin e një shteti sovran bektashi në zemër të Tiranës.

Duket se kryeministri Rama ka mërzitur “vëlla” Vuçiçin, ndërsa serbët kanë kundërshtuar këtë ide. Jusufspahic, i cili aktualisht është ambasador i Serbisë në Arabinë Saudite, tha se bektashinjtë nuk janë myslimanë dhe sipas tij, këtë e dëshmon mënyra e tyre të jetesës.

Ai shprehet se ata janë një sekt i themeluar në Turqinë e viteve 1300 dhe besojnë te Aliu, kushëriri i Profetit Muhamed.

Presidenti i Asamblesë Supreme të Islamistëve të Serbisë ka thënë se nuk e di numrin e saktë të bektashinjve, por beson se në rajon, ata shkojnë te mbi 1 milionë.

Sipas tij, Rama e bën këtë për të forcuar “pan-shqiptarizmin”. Jusufspahic thotë se shtetet nuk kanë për ta njohur këtë minishtet të bektashinjve, teksa shton se “gjithçka mund të ndodhë”, sidomos në këtë kohë kur vendet arabe po tregojnë më shumë mbështetje për myslimanët, nisur edhe nga vuajtjet që po kalojnë palestinezët në Gaza.

Lini një Përgjigje