Bota 5 Prill 2023, 17:30

“Refuzon të dënojë agresionin e Rusisë”, Stoltenberg paralajmëron Kinën: Do të ketë pasoja të rënda!

Shkruar nga Pamfleti

“Refuzon të dënojë agresionin e Rusisë”,

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Kina është duke ndihmuar ekonominë e Rusisë, ndërkohë që kjo e fundit përballet me sanksionet e Perëndimit për luftën në Ukrainë.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë mbajtur takime në Bruksel me partnerët e Azi-Paqësorit: Japoninë, Korenë Jugore, Australinë dhe Zelandën e Re, për sfidat në rritje, që kanë burim Kinën.

“Kina refuzon të dënojë agresionin e Rusisë. I bën jehonë propagandës ruse. Dhe kjo është mbështetje për ekonominë e Rusisë. Në kohën kur Pekini dhe Moska janë duke vepruar në kundërshtim me rregullin ndërkombëtar, është edhe më e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar”, tha Stoltenberg.

Thirrja për një qëndrim të unifikuar është bërë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka arritur në Pekin për të biseduar me liderin kinez, Xi Jinping. Macron ka thënë në kryeqytetin kinez se, secili që i ka ndihmuar Rusisë “agresore” në luftën e saj në Ukrainë, do të shihet si “bashkëpunëtore”. Mirëpo, ai, po ashtu, ka thënë se Pekini mund të luajë “rol të madh” në gjetjen e një rruge për paqe në Ukrainë, dhe ka insistuar se Evropa nuk duhet “të shkëputet” nga Kina.

agresion rusi kina stoltenberg