Bota26 Shkurt 2023, 16:52

“Rikthimi i Krimes do të rivendos paqe”, Zelensky: Do të ngremë flamurin tonë në çdo cep të Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti
“Rikthimi i Krimes do të rivendos paqe”, Zelensky: Do të
Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky

Ndërsa lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e saj të dytë, presidenti, Volodymyr Zelensky është zotuar se do të rimarrë rajonet e aneksuara së fundmi nga Rusia, së bashku me Krimen.

Me anët të një postim në Telegram, udhëheqësi ukrainas u zotua se do t’i kthente rajoni e aneksuar në 2014, Ukrainës.

Nëntë vjet më parë, filloi agresioni rus në Krime. Duke kthyer Krimenë, ne do të rivendosim paqen. Kjo është toka jonë. Populli ynë. Historia jonë. Ne do të kthejmë flamurin ukrainas në çdo cep të Ukrainës", tha ai.

Kujtojmë se në vitin 1921, gadishulli u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe e Rusisë deri në vitin 1954, kur iu dorëzua Ukrainës nga pasardhësi i Josef Stalinit, Nikita Hrushovi.

Në Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, Rusia njohu sovranitetin e Ukrainës në kufijtë e saj ekzistues, që përfshinin Krimenë dhe ra dakord të përmbahej nga përdorimi i forcës kundër Kievit.

Por në vitin 2014, forcat e mbështetura nga Kremlini pushtuan Krimenë dhe e aneksuan atë ilegalisht nga Ukraina.

 

zelensky krimea