Bota 4 Dhjetor 2023, 12:07

Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut, babai mohon përfshirjen si personi që planifikoi ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti
Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut,
Vanja Gjorçevska

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut, të rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares  Vanja Gjorçevska, i dyshuar si organizator babai i saj nuk ka pranuar përfshirjen e tij të mundshme përballë autoriteteve.

Pavarësisht mohimit të tij, mësohet se prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit edhe për të, shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

Ndërkohë sipas mediave vendase, nëna nuk rezulton e përfshirë. Babai i akuzuar bëhet me dijes se është ende në procesin e marrjes në pyetje.

Sipas raportimeve, vajza është rrëmbyer sipas informacioneve të dhëna për të dyshuarin e parë nga babai i saj.

Ky informacion vjen nga deklarimet e tre të arrestuarve, por mbështetet edhe me prova materiale.

Nga ana tjetër, Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski gjatë një konference për shtyp, Spasovski tha 5 persona janë të dyshuar, 3 prej të cilëve janë në paraburgim, i ati që po merret në pyetje dhe një jashtë shtetit.

“Që të dy personat edhe e mitura nga Shkupi dhe 74-vjeçari nga Velesi dje u gjetën nga policia të vrarë dhe të varrosur njëri në Shkup dhe tjetri në Veles. Masat e ndërmarra nga ana e policisë na sollën deri tek autorët e këtij krimi, ata janë privuar nga liria. Lidhur me dy rastet janë të dyshuar 5 persona, tre prej tyre janë në paraburgim, një është jashtë shtetit dhe personi i 5, babai i të miturës është ndaluar dhe me të po zhvillohet bisedë informative”, tha Spasovski.

 

vanja gjorçevska babai mohon përfshirjen në krim