
Analisti ushtarak Michael Clarke, u pyetur se sa larg është i gatshëm ta çojë Vladimir Putin këtë luftë, deklaroi se ajo mund të vazhdojë pa fund, nëse nuk ndalet me forcë nga ana e Perëndimit.
"Një nga gjërat që duhet të kuptojmë është se Putini është absolutisht i fiksuar pas kësaj lufte. Ai e sheh sigurinë dhe Evropën krejtësisht ndryshe nga mënyra se si e shohim ne, ashtu si shumica e njerëzve përreth tij", tha Clarke.
Analisti ushtarak tha se arsyeja për këtë është kuptimi i ndryshëm historik midis rrethit të ngushtë të Putinit.
“Rusët janë absolutisht të vendosur të vazhdojnë me çdo kusht për shkak të mënyrës se si e shohin të gjithë këtë proces. Ukraina nuk ekziston. Perëndimi e ka krijuar Ukrainën për të na luftuar, për të na shtyrë prapa”, tha ai.
Sipas Clarke, Putin beson se vendet perëndimore gjithmonë janë përpjekur ta shtyjnë Rusinë prapa, duke filluar rreth 200 ose 300 vjet më parë. Ai shpjegoi se për këtë arsye Putini nuk e mendon luftën si një problem të menjëhershëm apo një problem menaxhimi, dhe Rusia është vazhdimisht në luftë me fqinjët e saj.
Jalla Perëndimi! Le t'a ndalojë me forcë njëherë pastaj flasim....