TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Qershor 2023, 18:41

Rusia kërcënon me një Ukrainë të dytë në Ballkan: Nuk do lejojmë futjen e Kosovës dhe Serbisë në NATO!

Shkruar nga Pamfleti
Rusia kërcënon me një Ukrainë të dytë në
Presidenti serb dhe ambasadori rus

Ambasadori rus në Beograd deklaroi se në Serbi ka forca të cilat, përkundër mendimit të shumicës absolute, mendojnë se Beogradi duhet të mendojë seriozisht për anëtarësimin në NATO dhe të harrojë bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999...

Rusia ka kërcënon me një Ukrainë të dytë në Ballkan. Sulmi ndaj Kievit nisi sepse ky i fundit kërkonte të anëtarësohej në NATO, por duket se Moska kërkon të ketë ndikim dhe në Ballkan. Kosova e ka treguar hapur se synon të anëtarësohet në NATO, ndërkohë që ka pasur zëra se mund të mos jetë e largët dita kur Serbi të kërkojë të jetë pjesë e aleancës. Mirëpo Moska është hedhur në sulm dhe ka lëshuar mesazhe kërcënuese.

Edhe pse nuk ka forcë aspak, ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka kërcënuar sot se Rusia nuk do të lejojë kurrë që Kosova të jetë në NATO.

Natyrisht, Rusia nuk do të lejojë pranimin e Kosovës në NATO, që në fakt është qëllimi kryesor për Perëndimin, Prishtinën dhe sponsorët e saj perëndimorë. Duke pasur parasysh qëndrimin e Rusisë për mosnjohjen e Kosovës, angazhimi ynë ndaj rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe mbështetjes sonë për Beogradin mbete i palëkundur. Ky qëllim është absolutisht i paarritshëm”, tha ai.

Nga ana tjetër ai u ndal dhe te rreziku që Serbia të dalë nga zgjedha e Moskës dhe të bëhet pjesë e NATO. Ambasadori u shpreh i sigurt se Beogradi nuk do të jetë kurrë pjesë e asaj aleance.

"Beogradi ka konfirmuar vazhdimisht qëndrimin e tij zyrtar, për sa i përket NATO-s, ai mbetet i njëjtë: statusi neutral i vendit", tha diplomati.

Sipas tij, në Serbi ka forca të cilat, përkundër mendimit të shumicës absolute, mendojnë se Beogradi duhet të mendojë seriozisht për anëtarësimin në NATO dhe të harrojë bombardimin e Jugosllavisë në vitin 1999. "Në këtë rast, këto janë të gjitha tezat dhe qëndrimet e Uashingtonit, të shprehura në mënyrë të përsëritur nga ambasadori amerikan në Beograd. Mjaft cinike, e drejtpërdrejtë dhe e vrazhdë," vuri në dukje ambasadori.

Botsan-Kharchenko tha më herët se mbështetja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për aplikimin e Kosovës për anëtarësim, zbulon degradimin e organizatës dhe dëshmon se ajo kontrollohet totalisht nga Uashingtoni dhe Brukseli.

rusia serbia kosova

Lini një Përgjigje