TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2026, 15:43

I dha fund aventurës me Leçen, Ylber Ramadani prezantohet te skuadra turke; rival me Ernest Muçin dhe Qazim Laçin

Shkruar nga Pamfleti
I dha fund aventurës me Leçen, Ylber Ramadani prezantohet te skuadra
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani është zyrtarisht futbollist i Çorum FK. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është prezantuar nga klubi turk, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij pas largimit nga Leçe.

Çorum FK konfirmoi se ka arritur marrëveshje me klubin italian për transferimin përfundimtar të 30-vjeçarit. Sipas raportimeve në mediat sportive, skuadra turke ka paguar rreth 1 milion euro për kartonin e Ramadanit.

Futbollisti shqiptar ka firmosur një kontratë 2+1-vjeçare dhe pritet të jetë një nga afrimet më të rëndësishme të ekipit për sezonin e ri.

"Klubi ynë ka arritur marrëveshje me Leçe për transferimin përfundimtar të futbollistit profesionist Ylber Ramadani dhe është nënshkruar një kontratë 2+1-vjeçare me lojtarin. I urojmë Ramadanit shumë suksese në rrugëtimin e tij të ri me fanellën e Çorum FK", thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arca Çorum FK (@corumfk)

Ramadani e mbyll kështu aventurën trevjeçare te Leçe, ku ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në Serinë A. Tashmë ai do të kërkojë të lërë gjurmë edhe në futbollin turk, me objektivin për të ndihmuar Çorum FK në realizimin e synimeve të sezonit.

Në elitën e futbollit të Turqisë, gjenden edhe dy lojtarë të tjerë të Shqipërisë, fjala është për mesfushorin Qazim Laçi (Rizespor) dhe Ernest Muçi (Trabzonspor).     

ylber ramadani mesfushori shqiptar çorum skuadra turke

Lini një Përgjigje