TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Nëntor 2025, 14:57

Rusia nuk ndal sulmet ndaj Ukrainës, 9 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Rusia nuk ndal sulmet ndaj Ukrainës, 9 viktima dhe dhjetëra të

Rusia lëshoi 3 raketa balistike mbi Ukrainë në një valë sulmesh gjatë natës, teksa bilanci i viktimave përgjatë 24 orëve të fundit shkoi në 9. Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur sipas autoriteteve rajonale. Sulmet ruse vijuan nga e premtja në të shtunë, me lëshimin e 3 raketave Kinzhal Kh-47M2 dhe rreth 135 dronëve, përfshirë Shahed.

Sipas forcave të armatosura të Ukrainës 2 raketa balistike dhe 91 dronë armiq ishin interceptuar. 13 lokacione raportohet të jenë goditur nga dronët e tjerë dhe një prej raketave, ndërsa mbetjet e dronëve të shkatërruar shkaktuan dëme në disa zona.

Vala e re e sulmeve vjen pas bombardimeve të së premtes mbi kryeqytetin Kiev, që shkaktuan 7 viktima dhe plagosën 36 të tjerë duke shkaktuar dëme në 9 lagje të kryeqytetit. Sulme pati edhe në rajonin jugor të Kherson, ku u raportua një viktimë.

Një person u vra në distriktin e Nikopol, ndërsa në Donjetsk u plagos një person. Sulme gjatë natës përjetuan edhe rajonet e Sumi dhe Harkiv. 

Lini një Përgjigje