TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Nëntor 2025, 11:15

E bujshme nga Sllovenia! Ish negociatori i BE për Kosovën në dosjen e Jeffrey Epstein

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme nga Sllovenia! Ish negociatori i BE për Kosovën në
Miroslav Lajçak në takimet me Kurtin dhe Vuçiç


Emri i diplomatit dhe ish-ministrit të jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, i cili shërbeu gjithashtu si i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, shfaqet në emailet e deklasifikuara të të dënuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein, raporton media sllovake "Noviny.sk".

Në një email, Epstein shkruan se Lajçak do të vizitojë një nga rezidencat e tij, duke thënë se "Miro po vjen në Palm Beach"  një referencë për shtëpinë e Epstein në Florida - "për të hartuar strategji".

Dokumentet e publikuara përmbajnë gjithashtu emaile që thuhet se janë shkëmbyer midis tyre në vitin 2018. Emri i diplomatit sllovak Miroslav Lajçak shfaqet në to.

Vetë Lajçak nuk e ka konfirmuar komunikimin e tij me të dënuarin Epstein-in.

Ende nuk është konfirmuar që emailet janë shkruar nga vetë Lajçak, por ato janë dërguar në adresën e tij në ministri ndërsa ai ishte Ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

miroslav lajçak në dosjen epstein

Lini një Përgjigje