TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Nëntor 2025, 14:21

“Kush nuk kërcen është komunist”, fushata e Melonit si një ndeshje futbolli, kryeministrja kërcen me korin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Kush nuk kërcen është komunist”, fushata e Melonit
Giorgia Meloni

Mijëra mbështetës të djathtë u mblodhën të premte në Palapartenope pranë Napolit për të përkrahur Edmondo Cirielli në zgjedhjet rajonale të Kampanisë.

Në skenë ishin të pranishëm Giorgia Meloni, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi, liderët kryesorë të qendrës së djathtë italiane.

Pas fjalës së kryeministres Meloni, të gjithë u bashkuan me Ciriellin ndërsa tingujt e Hymnit Kombëtar të Italisë mbushën arenën. Mijëra mbështetës kënduan korin e njohur “Kush nuk kërcen është komunist!” dhe filluan të kërcenin, duke iu bashkuar dhe kryeministrja italiane. 

Qendra e majtë reagoi menjëherë. Deputeti dhe përgjegjësi i Jugut i PD-së, Marco Sarracino, paralajmëroi: “Giorgia Meloni duhet të përgatitet: në Kampania do të përjetojë humbjen më të madhe që nga koha kur është në qeveri. Në tre vitet e fundit ka treguar të jetë kryeministrja më antijugore në historinë e republikës, duke mohuar burime, të drejta dhe mundësi për jugun, duke prerë fonde për shëndetësinë, arsimin, njësitë lokale dhe infrastrukturën.”

 

 

giorgia meloni “kush nuk kërcen është komunist”

Lini një Përgjigje