Bota19 Maj 2023, 11:14

Samiti i G7, Sunak mesazh Putinit: Nuk heqim dorë nga mbështetja ndaj Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti
Samiti i G7, Sunak mesazh Putinit: Nuk heqim dorë nga mbështetja ndaj
Rishi Sunak dhe Vladimir Putin

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin rus, Vladimir Putin në samitin e G7, ku tha se nuk do të ndalet mbështetja ndaj Ukrainës.

Ne nuk do të largohemi. Rusia duhet të dijë se ne dhe vendet e tjera jemi të palëkundur në vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën, jo vetëm këtu dhe tani me burimet që i duhen për të mbrojtur veten, por edhe për një afat të gjatë”, deklaroi kryeministri britanik.

Britania është një ndër vendet aleate të Ukrainës, ku e ka mbështetur atë përmes ndihmave financiare dhe ushtarake. Kujtojmë që këtë javë lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky vizitoi Anglinë, ku u takua me homologun e tij Sunak.

Udhëheqësit e G7-ës janë mbledhur sot në samitin e Hiroshimës. Liderët vendosën kurora në memorialin e paqes në Hiroshima, në nderim të viktimave të sulmit me bombë atomike të Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri japonez Fumio Kishida i mirëpriti vizitorët. Ai ka kërkuar që bisedimet për çarmatimin bërthamor të jenë në krye të axhendës këtë fundjavë. Por pushtimi rus i Ukrainës dhe lufta e vazhdueshme mbetet tema dominuese. Ka raportime se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mund të marrë pjesë personalisht në samit të dielën. por kjo nuk është konfirmuar. SHBA, Britania e Madhe dhe BE-ja kanë shënuar të gjitha sanksione në rritje ndaj Rusisë.

samiti i g7 sunak putin