TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2023, 22:59

Paralajmëron Zelensky: Kemi avancuar mirë, jemi gati të nisim ofensivën kundër ushtarëve rusë

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmëron Zelensky: Kemi avancuar mirë, jemi gati të nisim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se ushtarët ukrainas janë duke u përgatitur për një kundërsulm. Gjatë një takimi me komandatët e forcave të armatosura, tha se ushtria e Kievit ka arritur suksese në vijën e frontit, duke bërë disa që të besojnë se tashmë ka vijuar kundërofensiva.

"Brigadat sulmuese kanë avancuar mirë, ne jemi duke u përgatitur. Por nuk do të jap detaje të tjera", tha Zelensky.

Nga ana e saj, Moska pretendon se ka goditur një depo të armëve dhe pajisjeve ushtarake të prodhimit të huaj  në bastisjet me raketa me precizion të lartë të kryera gjatë natës në Ukrainë.

"Forcat e Armatosura të federatës kanë kryer sulme me armë të precizionit të lartë në rreze të gjata, nga deti dhe nga ajri, kundër depove të mëdha të armëve dhe pajisjeve të prodhimit të huaj, si dhe kundër rezervave të armikut. objektivi është arritur. Të gjitha objektivat janë goditur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

zelensky lufta

Lini një Përgjigje