TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Korrik 2025, 10:05

Sekuestrim rekord në Itali, si policia zbuloi kontenierin me 417 kilogramë kokainë në port

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrim rekord në Itali, si policia zbuloi kontenierin me 417

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar nga Guardia di Finanza në portin e Gioia Tauros, në provincën e Reggio Calabrias.

Gjatë një operacioni monitorimi dhe kontrolli në zonën portuale, forcat italiane vunë re gjatë natës një vendosje të pazakontë të disa kontejnerëve, të cilët ndodheshin në një zonë të errët pranë një vinçi jashtë funksionit.

Ushtarakët e Grupit të Gioia Tauros vendosën të hapnin të gjithë kontejnerët e stivuar në atë zonë të dyshimtë. Njëri prej tyre rezultoi i dëmtuar dhe, pas kontrollit, brenda tij u zbuluan 16 çanta që përmbanin 385 pako kokaine, me një peshë totale prej 417 kilogramësh.

Lënda narkotike është sekuestruar si provë në kuadër të hetimeve në vijim. Sipas autoriteteve italiane, humbja ekonomike për organizatat kriminale përllogaritet rreth 67 milionë euro.

Lini një Përgjigje