TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Mars 2023, 10:51

Serbia dërgon raketa në Ukrainë; xhindoset Putin!

Shkruar nga Pamfleti

Serbia dërgon raketa në Ukrainë; xhindoset Putin!

Zëdhënësja e fuqishme e Lavrovit, Maria Zaharova, ka deklaruar sot se Moska i ka kërkuar Beogradit qëndrim zyrtar për informacionin se armët serbe i janë dorëzuar Ukrainës.

Mediat serbe kanë publikuar këto ditë lajmin se Beogradi ka dërguar një sasi raketash në Ukrainë, çka ka sjellë një furtunë të vërtetë.

Është interesante se shtypi radikal prorus e proqeveritar i Beogradit e ka fshehur lajmin, ndërkohë që e kanë pasqyruar mediat liberale.

Ka qenë seriozja Danas, e cila thekson se Serbia në Ukrainë ka dërguar 3500 raketa 122 mm “M21”. Raketat janë shitur nga një kompani private eksporti- Krushik për llogari të kompanisë kanadeze "JNJ Export Import".

Serbia dërgon raketa në Ukrainë; xhindoset Putin!

Ngarkesa me raketat M21 kanë kaluar në Ukrainë nëpërmjet Turqisë, dhe transportin e ka bërë një kompani turke, e cila i ka çuar si fillim në Sllovaki, e më pas me kufi tokësor kanë mbërritur në Ukrainë.

Danas citon një media pranë shërbimit sekret rus, mash.ru, e cila e ka publikuar së pari lajmin.

Zyrtarisht, vetë kompania Krushik, por edhe ministri i mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, kanë mohuar se po

i dërgohen armë Ukrainës.

"Nëse kompanitë private blejnë në tregjet e treta dhe u shesin kompanive në vende të tjera nuk është çështje për Serbinë, është tregti ndërkombëtare."

Për ne mund të jetë një informacion interesant në aspektin informativ dhe jo detyrim ligjor apo rregullore”, tha Vuçeviç në Kuvendin e Serbisë, i pyetur nga një deputet i opozitës për lajmet e publikuara.

Ndërkaq, në Moskë presidenti Putin është xhindosur dhe ka reaguar menjëherë ministria e Jashtme ruse.

Serbia dërgon raketa në Ukrainë; xhindoset Putin!

Zëdhënësja e fuqishme e Lavrovit, Maria Zaharova, ka deklaruar sot se Moska i ka kërkuar Beogradit qëndrim zyrtar për informacionin se armët serbe i janë dorëzuar Ukrainës.

“I kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe”, tha Zaharova.

Ajo shtoi se faktet duhet të zbulohen dhe të nxirren përfundimet e duhura në bazë të kësaj, sepse është një "temë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe".

Zyrtarja e lartë ruse, shtoi se “Ne po e ndjekim me vëmendje këtë histori, i kushtuam rëndësi diskutimit të fundit për këtë temë në Kuvendin e Serbisë. Informacioni që qarkullon sigurisht që na shkakton shqetësimin më të thellë”.

Më parë, në mediat ruse dhe në kanalet Telegram u shfaqën pretendime se Serbia, përveç raketave M21, ka dërguar në Ukrainë edhe sistemet raketore "Grad"./Pamfleti

serbia raketa ukraina vladimir putin xhindoset

Lini një Përgjigje