TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2026, 07:15

SHBA biznes me Izraelin, i shet pajisje ushtarake me vlerë 151.8 milionë dollarë

Shkruar nga Pamfleti
SHBA biznes me Izraelin, i shet pajisje ushtarake me vlerë 151.8
Donald Trump

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara miratoi të premten shitjen e mundshme të pajisjeve ushtarake për Izraelin, me një vlerë të vlerësuar prej 151.8 milionë dollarësh.

Vendimi vjen në një periudhë kur të dy vendet kanë ndërmarrë një ofensivë në shkallë të gjerë kundër Iranit, duke rritur tensionet dhe duke shkaktuar përshkallëzim në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.

Sipas njoftimit zyrtar, shitja e propozuar përfshin 12 mijë bomba të tipit BLU-110A/B, me peshë rreth 470 kilogramë secila.

“Ky furnizim do të përmirësojë aftësinë e Izraelit për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe ato të ardhshme, do të forcojë mbrojtjen e vendit dhe do të shërbejë si një mjet parandalues ndaj kërcënimeve rajonale”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë Garda Revolucionare e Iranit bëri të ditur se kishin shënjestruar zemrën e Tel Avivit me një operacion të kombinuar me raketa e dronë. Gjatë natës dronët iranianë goditën edhe bazën ajrore amerikane të Al Udied në Katar, më e madhja në Lindjen e Mesme. Nuk pati raportime për viktima. Në shënjestër u vu edhe baza ajrore e Ramat David dhe një zonë radarësh në Izrael, kampi I Al-Adirinë Kuvajt, ju janë të stacionuara forcat amerikane dhe një sulm me dronë në një bazë  që strehon trupa të SHBA në Ebil të Irakut.

Një zëdhënës i Gardës Kombëtare tha se iniciativa dhe armatime të reja do të përdoreshin së shpejti për ti bërë ballë agresionit Izraelito-Amerikan, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në 7 ditë luftë, Irani ka shënjestruar shtetet egjirit, Qipron, Turqinë dhe Azerbajxhaqnin, me konfiktin që është zgjeruar në Oqeanin Indian ku SHBA fundosi një anije iraniane pranë Sri lankës.

“Kjo është një 'luftë ekzistenciale' për Iranin, duke na lënë pa zgjidhje tjetër veçse të kundërpërgjigjemi kudo nga vijnë sulmet amerikane”, tha Saeed Khatibzadeh, zv.ministër i Jashtëm Iranian.

Hezbollah në një mesazh të publikuar në hebraishte në kanalin e vet në Telegram, paralajmëroi izraelitët të largoheshin nga qytezat deri në 5km larg kufirit. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk po konsideron dërgimin e trupave në Iran, duke e përshkruar këtë një humbje kohe. Por ai inkurajoi forcat kurde në Irak të ndërmarrin sulme kundër Iranit. “Mendoj se është e mrekullueshme qe ata duan ta bëjnë këtë”, tha Trump për Reuters.

Dy dronë iranianë shënejstruan një kamp opozitar në Kurdistanin irakian të enjten. Milicitë kurde iraniane janë konsultuar me SHBA se kur dhe si do të sulmojnë forcat e sigurisë së Republikës Islamike, sipas 3 burimeve me njohuri mbi çështjen. 

 

shba biznes me izraelin

Lini një Përgjigje