Bota22 Shkurt 2023, 16:26

SHBA e NATO “gozhdojnë” Putinin/ Pas Biden edhe Stoltenberg mesazh “Carit” rus: Evropën nuk e shpërbën dot

Shkruar nga Pamfleti
SHBA e NATO “gozhdojnë” Putinin/ Pas Biden edhe Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Ne nuk mund të lejojmë që Rusia të vazhdojë të shkatërrojë sigurinë evropiane. Ne duhet ta thyejmë këtë cikël të agresionit rus

Shtetet e Bashkuara dhe NATO duket se kanë “gozhduar” Vladimir Putinin. Teksa pak ditë na ndajnë nga 1-vjeotri i nisjes së agresionit në Ukrainë, Perëndimi ka nisur një sulm frontal ndaj Moskës, duke i vënë “kufirin te thana”.

I pari që sfidoi Putini, ishte presidenti Joe Biden, i cili shkoi në Ukrainë dhe dërgoi mesazhe shumë të forta, duke paralajmëruar hapur Putinin. Sot ka bërë të njëjtën gjë edhe kreu i NATO, Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s, është shprehur se Aleanca nuk mund të lejojnë që Rusia të vazhdojë të "shpërbëjë" sigurinë evropiane. Gjatë takimit që u zhvillua në Bukuresht, Stoltenberg tha se një vit pas pushtimit, Putini nuk po përgatitet për paqe, por po "përgatitet për më shumë luftë".

Ai u kërkon aleatëve t'i japin Ukrainës mbështetjen që u nevojitet për të fituar, në mënyrë që të sigurohen që kjo histori të mos përsëritet më.

"Ne kemi parë modelin rus të agresionit gjatë shumë viteve në Gjeorgji, Krime dhe Donbas. Ne nuk mund të lejojmë që Rusia të vazhdojë të shkatërrojë sigurinë evropiane. Ne duhet ta thyejmë këtë cikël të agresionit rus. Aleatët e NATO-s nuk kanë qenë kurrë më të bashkuar. Ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit aleat", tha Stoltenberg.

Gjithashtu Stoltenberg nuk la pa vlerësua lidershipin e zotit Biden dhe "angazhimin e hekurt" ndaj sigurisë evropiane.

"Vizita juaj në Kiev dërgoi një mesazh të qartë të mbështetjes së palëkundur për Ukrainën", tha ai. /Pamfleti

stoltemberg nato rusia