
SHBA ka ngritur alarmin për qytetarët e saj anembanë botës si shkak i konflikteve që po zhvillohen në disa rajone, si Ukrainë dhe Lindje të Mesme.
Departamenti i Shtetit ka dalë me një deklaratë për të gjithë shtetasit e saj në mbarë botën, ku shpjegon se alarmi është lëshuar për shkak të rritjes së tensioneve në vende të ndryshme anembanë botës, potencialit për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave amerikane.
“Kujdes mbarë botëror: Për shkak të rritjes së tensioneve në vende të ndryshme anembanë botës, potencialit për sulme terroriste, demonstrata ose veprime të dhunshme kundër qytetarëve dhe interesave amerikane, Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë jashtë shtetit që të tregojnë kujdes të shtuar”, shkruan DASH në një postim në platformën ‘X’.
Worldwide Caution: Due to increased tensions in various locations around the world, the potential for terrorist attacks, demonstrations or violent actions against U.S. citizens and interests, the Department of State @StateDept advises U.S. citizens overseas to exercise increased… pic.twitter.com/waIpqmWu2m
— Travel - State Dept (@TravelGov) October 19, 2023
Alarmi këshillon qytetarët amerikanë jashtë shtetit që të "ushtrojnë kujdes të shtuar". Një alarm i tillë ishte lëshuar më parë në gusht 2022 pas vrasjes së liderit të al-Kaedës Ayman al-Zawihiri me dron amerikan.
Lini një Përgjigje