
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka publikuar një video të re që tregon bombarduesit strategjikë të fshehtë B-2 Spirit duke u përgatitur për misione në kuadër të Operacionit Epic Fury kundër Iranit.
Në deklaratën shoqëruese, CENTCOM thekson se avionët po ofrojnë “fuqi zjarri me rreze të gjatë veprimi” për të neutralizuar kërcënimin e menjëhershëm nga regjimi iranian, por edhe për të shkatërruar aftësinë e tij për t’u riorganizuar dhe rindërtuar në të ardhmen.
B-2 stealth bombers takeoff to conduct a mission during Operation Epic Fury, delivering long-range fire to not only eliminate the threat from the Iranian regime today, but also eliminate their ability to rebuild in the future. pic.twitter.com/ebyUYNnOLo
— U.S. Central Command (@CENTCOM) March 13, 2026
Si pjesë e operacionit në vazhdim, që ka filluar në fund të shkurtit 2026 dhe ka përfshirë sulme masive me B-2, B-1, F-35 dhe raketa Tomahawk, bombarduesit amerikanë pritet të kryejnë sot sulme të reja me rreze të gjatë veprimi.
Këto misione synojnë kryesisht instalacione të fortifikuara nëntokësore të raketave balistike, qendra komandimi dhe infrastrukturë ushtarake të IRGC-së (Gardës Revolucionare Islamike), duke përdorur bomba të rënda 2,000 paund ose më të mëdha për të depërtuar në bunkerë të thellë.K
Pamjet e publikuara theksojnë kapacitetin stealth dhe rrezen e gjatë të B-2 Spirit, që mund të operojë nga baza në SHBA pa nevojë për mbështetje të madhe në rajon.
Lini një Përgjigje