TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Mars 2026, 22:25

“Ishte acaruar me të”, Trump largon Grenell si drejtues i Qendrës Kennedy; përplasja që solli shkarkimin

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte acaruar me të”, Trump largon Grenell si drejtues i

Richard Grenell, këshilltari republikan për politikën e jashtme prej kohësh, i cili mbikëqyri  ndryshimet rrënjësore në Qendrën Kennedy, që u pasua me braktisjen e shumë artistëve të vendit ikonik të arteve performuese, largohet si president i institucionit.

Ende nuk dihet nëse kemi një dorëheqje apo një shkarkim të Grenell nga Trump, por mediat amerikane njoftojnë se diplomati do të zëvendësohet nga Matt Floca, nënkryetari i operacioneve të objekteve.

Largimi i Grenell vjen ndërsa Qendra Kennedy përgatitet të mbyllet këtë verë për një rinovim dyvjeçar. Grenell ishte një lojtar kyç në përpjekjen e Presidentit Donald Trump për të riorganizuar në mënyrë rrënjësore Qendrën Kennedy menjëherë pasi u rikthye në detyrë. Një muaj pas fillimit të administratës së tij, Trump shkarkoi dreejtuesit e Qendrës Kennedy, mbushi bordin e administratorëve me mbështetësit e tij dhe njoftoi se ishte zgjedhur kryetar i bordit.

Presidenti Donald Trump pritet të shkarkojë Richard Grenell nga detyra e kreut të Qendrës Kennedy, shkruajnë mediat amerikane referuar 3 burimeve të njohura me çështjen.

Njoftimi për largimin e Grenell mund të vijë që sot, thanë dy nga burimet.

Mandati i Grenell si president i përkohshëm i Qendrës Kennedy që nga shkurti i vitit 2025 është karakterizuar nga reagime të forta, të pasuara me anulime të shfaqjeve të profilit të lartë, protesta, rënie të shitjeve të biletave dhe vështirësi financiare, ndërsa ai kërkoi të zbatonte vizionin e presidentit për qendrën e arteve.

Pavarësisht ngrohtësisë së mëparshme midis Trump dhe Grenell, një besnik i hershëm që ka shërbyer në role të ndryshme gjatë dy mandateve të Trump, duket se ka frustuar Kreun e Shtëpisë së Bardhë nga një mori titujsh negativë në lidhje me riorganizimin e institucionit të arteve, thanë burimet.

Një burim i njohur me pikëpamjen e Shtëpisë së Bardhë tha se presidentit i pëlqente Grenell, por mendonte se ai kishte gabuar kur bëhej fjalë për udhëheqjen e Qendrës Kennedy, përfshirë menaxhimin e publicitetit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli se Grenell nuk po shkarkohej, por se ai gjithmonë kishte për qëllim të ndihmonte gjatë periudhës së tranzicionit të Qendrës Kennedy dhe më pas të linte rolin.

Ndërsa drejtonte Qendrën Kennedy, Grenell shpesh kundërshtonte trendet e botës së artit, duke sfiduar traditat dhe duke shtrembëruar normat që janë në fuqi prej disa dekadash, gjë që kritikët pretendojnë se ka çuar në tendosje dhe ka sjellë dëm të pariparueshëm për institucionin.

Ata që punojnë me Grenell e përshkruan atë si luftarak, konfrontues dhe kokëfortë. Një burim pranë Qendrës Kennedy u ankua se Grenell nuk kishte përvojë apo njohuri në botën e arteve dhe erdhi “me një çekiç” dhe “mashtrime fushate” që po e çojnë institucionin në drejtimin e gabuar.

Por të tjerë pohuan se ai ishte pikërisht personi që duhej të vinte në jetë vizionin e Trump.

Ditët e fundit, Trump “ishte acaruar me të”, tha një burim pranë Qendrës Kennedy.

“Ric punoi shumë për ta mbajtur në hijeshi Trumpin, por Trump u lodh duke duke dëgjuar çdo ditë se sa keq po drejtohej Qendra Kennedy dhe (si) Trump po e shkatërron atë”, tha burimi.

Një nga burimet e njohura me çështjen e përshkroi gjithashtu largimin e Grenell si një tranzicion, jo një largim, duke vënë në dukje se institucioni i arteve po shkon drejt fazës së rinovimit të planifikuar.

 

grenell trump qendra kennedy

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ja që e paska bere nje të mirë trapi.

    Lini një Përgjigje