Naim Qassem, udhëheqësi i Hezbollahut, organizatës ushtarake të mbështetur nga Irani në Liban, ka këmbëngulur se grupi është gati për një luftë të zgjatur me Izraelin.
"Ne jemi përgatitur për një përballje të gjatë [me Izraelin] dhe ata do të habiten në terren. Kërcënimet e armikut nuk na trembin", tha Naim Qassem në një fjalim.
Ai gjithashtu i përshkroi kërcënimet izraelite për ta vrarë si "të pavlerë".
"Përfshirja jonë në konflikt në këtë kohë synon dobësimin e pozicionit të Izraelit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje më e mirë. Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse përmes rezistencës; përndryshe, Libani do të përballet me zhdukjen", shtoi Qassem.
Më parë, Forcat Mbrojtëse Izraelite thanë se kishin vrarë 380 “terroristë” të Hezbollahut në më shumë se 1,100 sulme që synonin grupin që nga 2 marsi.
Lini një Përgjigje