TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Prill 2026, 07:34

Shembja e urës në Iran, paralajmëron Trump: Bëni marrëveshje, ose radhën e kanë termocentralet

Shkruar nga Pamfleti

Shembja e urës në Iran, paralajmëron Trump: Bëni

Sulmet e përbashkëta amerikano-izraelite në urën B1 në qytetin Karaj, në perëndim të Teheranit, kanë shkaktuar vdekjen e 8 personave dhe plagosjen e rreth 95 të tjerëve. Ura, e cila ishte ende në ndërtim, konsiderohej si më e gjata në Lindjen e Mesme dhe ishte planifikuar të shërbente si një rrugë furnizimi ushtarak për mbështetjen e raketave balistike dhe kapaciteteve të dronëve sulmues të Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka vijuar thirrjet ndaj Iranit për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi, duke paralajmëruar pasoja të rënda në të kundërt.

"Është koha që Irani të bëjë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë dhe të mos mbetet asgjë nga ajo që mund të bëhet një vend i madh”, shkroi Trump në rrjete sociale.

Pas shkatërrimit të urës, ai paralajmëroi për sulme të tjera të mundshme ndaj infrastrukturës strategjike.

"Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja (deri tani!) në botë, as nuk ka filluar shkatërrimin e asaj që ka mbetur nga Irani. Urat janë të radhës, pastaj termocentralet! Udhëheqja e Regjimit të Ri e di se çfarë duhet bërë, dhe duhet bërë shpejt!", shkroi Trump.

Ushtria izraelite njoftoi se ka eliminuar Makram Atimi, komandant i Njësisë së Raketave Balistike në zonën e Kermanshah, në Iranin perëndimor. Sipas njoftimit, ai ishte përgjegjës për lëshimin e raketave drejt Izraelit.

Ndërkohë, forcat izraelite raportuan për lëshime raketash nga territori iranian drejt Izraelit. Alarmet janë aktivizuar në disa zona, përfshirë bregdetin, rajonin e Tel Avivit, Bregun Perëndimor dhe Negevin jugor.

 

Lini një Përgjigje