Iranianët dolën në rrugë duke brohoritur me gëzim dhe duke luajtur muzikë festive pas raportimeve për vdekjen e Khameneit, sipas dëshmitarëve dhe pamjeve video të verifikuara nga AFP.
Festimet në Teheran filluan pak pas orës 23:00 (19:30 GMT), madje para se televizioni shtetëror iranian të konfirmonte deklaratën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se Khamenei kishte vdekur, sipas dëshmitarëve të shumtë dhe regjistrimeve audio.
Iranian people are now pouring into the streets. They are not afraid anymore to leave their houses. pic.twitter.com/DtoQ8iFgR7
— (((Tendar))) (@Tendar) February 28, 2026
Fishkëllima të forta dhe të zgjatura, brohoritje dhe fishekzjarrë mund të shiheshin duke u hedhur në videot e shpërndara në mediat sociale.
“Nuk mund ta besoj. Është sikur kur të japin një lajm kaq të mirë sa që nuk e di çfarë të bëj”, thotë një banor i Teheranit. Nuk mund të flemë gjatë gjithë natës, thjesht po pres të fillojë dita e parë pa Khamenein në të. Mendoj se Lindja e Mesme është bërë një vend më i mirë. Edhe bota tani është bërë një vend më i mirë”.
Megjithatë, njerëzit nuk po dilnin masivisht për të festuar, sipas mediave sociale.
Shumë iranianë ishin të frikësuar pas shtypjes vdekjeprurëse të protestave masive antiqeveritare në janar.
Në një video-thirrje me The New York Times, tre banorë të Teheranit treguan skenat që po zhvilloheshin në lagjet e tyre: turma të mëdha burrash dhe grash duke kërcyer dhe brohoritur, duke thirrur “Urra”.
Shoferët që kalonin brohorisnin me boritë e makinave. Fishekzjarret ndriçonin qiellin dhe muzika e lartë persiane për vallëzim mbushte rrugët. Shumë banorë, nga dritaret dhe ballkonet e tyre, iu bashkuan brohoritjes së “liri, liri.”
“Khamenei shkoi në ferr,” bërtiti një burrë nga çatia e tij, sipas një videoje të postuar në BBC Persian.
What you’re hearing is the sound of a nation roaring in celebration at the death of Khamenei, the man who murdered thousands of Iran’s children. pic.twitter.com/jUOina6C3z
— ثنا ابراهیمی | Sana Ebrahimi (@__Injaneb96) February 28, 2026
Në Abdanan, një qytet kurd në perëndim të Iranit ku shtypja e protestave ishte intensive, të rinj dhe të reja lëviznin rrugëve pas njoftimit të vdekjes së udhëheqësit suprem. Ata dilnin nga dritaret e makinave, bënin shenja fitorjeje dhe brohorisnin.
“Po ëndërroj?” bërtiti një burrë në një video tjetër, gjithashtu e verifikuar nga The Times. “Ah! Përshëndetje për botën e re. Ah!” Gjithashtu u rrëzua edhe një monument, me gjasë që portretizonte Khamenein.
Në Shiraz, bashkoheshin brohoritjet, në Isfahan boriet e makinave buçisnin.
Lini një Përgjigje