
Një universitet në Shën Petersburg është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm.
Shpërthimi ka ndodhur në katedrën e Akademisë Ushtarake të Rusisë.
Mediat raportojnë se nga shpërthimi janë lënduar të paktën shtatë persona.

Mësohet se të lënduarit u transferuan në objektin mjekësor të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ku iu ofrua e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore.
Një banor vendas informoi autoritetet për shpërthimin në territorin e akademisë ushtarake të komunikimeve Budenov.
Autoritetet ruse tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur detaje se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
⚡️An explosion occurred at the Military Communications Academy in #SaintPetersburg.
— KyivPost (@KyivPost) May 17, 2024
According to Russian media, at least seven Russians were injured. pic.twitter.com/90qXLVdY1s
Lini një Përgjigje