Bota 2 Prill 2023, 20:44

Shpërthim në një lokal në Shën Petersburg, vritet një tjetër komandant rus

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim në një lokal në Shën Petersburg, vritet

Agjentët e fshehtë ukrainas në Moskë duket se ka rinisur sulmet ndaj mbështetësve të lartë të luftës brenda në Rusi.

Sot një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka vrarë një komandant rus, Vladlen Tatarsky dhe ka plagosur 16 persona të tjerë.

Ministria e Punëve të Brendshme shtoi se drejtuesit dhe një grup punonjësish të Drejtorisë kryesore të Hetimit Kriminal janë nisur për në vendngjarje.

Policia e Shën Petersburgut dhe shërbimet e urgjencës po punojnë gjithashtu  per te percaktuar shkaqet e ketij shperthimi”, tha ministria.

Vladlen Tatarsky u be i njohur vitin e kaluar pasi postoi një video të filmuar brenda Kremlinit në të cilën ai thoshte: “Ne do t’i mposhtim të gjithë, do t’i vrasim të gjithë, do t’i grabisim të gjithë sipas nevojës. Ashtu siç na pëlqen”.

Burime të Ministrisë së Brendshme të cituara nga agjencia ruse e lajmeve RIA thanë se një bombë ishte fshehur në një statujë që iu dorëzua Tatarskit në një kuti si dhuratë.

rusia shpërthim komandant rus