TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Prill 2023, 20:24

Akuzat ndaj Trump, reagon avokati i ish presidentit: Po përgatitemi për një betejë të fuqishme

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat ndaj Trump, reagon avokati i ish presidentit: Po përgatitemi

Ish presidenti amerikan, Donald Trump pritet të fluturojë për në qytetin e Nju Jorkut nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago të hënën për t'u përballur me akuzat në lidhje me pagesat ndaj yllit të filmave porno, për ta bërë atë të hesht lidhur me marrëdhënien e fshehtë që ata kishin pasur dikur.

Pa seancës gjyqësorë ai planifikon të kthehet në Florida pas seancës gjyqësore, ku do t'u drejtohet mbështetësve të tij.

Trump ka vazhduar të mohojë çdo keqbërje, ndërsa avokati i tij, Joe Tacopina, premtoi se çdo akuzë kundër ish-presidentit do të luftohet fuqishëm. Ai shtoi se Donald Trump po “përgatitet për një betejë”.

"Ai është dikush që do të jetë gati për këtë luftë. Ne jemi gati për këtë luftë. Dhe mezi pres ta vazhdoj këtë gjë sa më shpejt që të jetë e mundur për ta shfajësuar atë",  tha Tacopina në programin “This Wee”k të “ABC” të dielën.

Raportet e mediave kanë thënë se zoti Trump do të përballet me më shumë se 30 akuza në lidhje me mashtrimin e biznesit për një pagesë prej 130,000 dollarë (105,000 £) për Stormy Daniels në 2016, që u bë në një përpjekje për të blerë heshtjen e saj për një aferë të dyshuar.

Trump thuhet se është takuar me këshilltarët e tij dhe ekipin ligjor për të planifikuar mbrojtjen e tij përpara fluturimit për në Nju Jork të hënën.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit i kanë thënë partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, se ish-presidenti do të shoqërohet nga anëtarë të Shërbimit Sekret Amerikan në rrugën e tij për në Nju Jork. Ai pritet t'i dorëzohet autoriteteve të martën, me një seancë dëgjimore që do të zhvillohet në orën 14:15 me orën lokale (19:15 BST) në Manhattan.

Gjykata e Manhatanit do të mbyllet pasdite për seancën dëgjimore të Trump, tha avokati i tij. Ish-presidenti ka të ngjarë të mos vihet në pranga, por Tacopina shtoi se detaje të tjera të akuzës mbeten një mister.

"Kjo është e paprecedentë... Unë thjesht nuk e di se çfarë të pres të shoh. Ajo që shpresoj është që të hyjmë dhe të dalim sa më shpejt që të jetë e mundur në fund të ditës",  tha ai.

 

trump akuzat avokati

Lini një Përgjigje