
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby në një konferencë për shtyp u shpreh se ‘sot Uashingtoni do të miratojmë një paketë të re armësh dhe municionesh për sistemet Patriot në Ukrainë.’
Gjithashtu paralajmëroi Ukrainën se SHBA nuk i mbështet sulmet brenda territorit rus dhe sigurisht nuk duan të shohin sulme në Rusi me materiale të furnizuara nga ata.
Kirby nënvizoi se me këtë SHBA nuk po ju thotë forcave të Kievit ku të godasin apo të mos godasin, apo se si të kryejnë operacionet e tyre. Ai shtoi se në fund të fundit, është presidenti Zelensky dhe komandantët e tij ata që "vendosin se çfarë të bëjnë".
Kohët e fundit Ukraina ka organizuar disa sulme të telekomanduara me dronë në Moskë, gjë që kanë sjellë reagim të ashpër nga Kremlini. Ky paralajmërim vjen si shkak i frikës së Amerikës se këto sulme mund të sjellin një përgjigje me armë bërthamore nga ana e Rusisë.
Lini një Përgjigje