TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Janar 2026, 12:30

Si Katari përdor përgjimet dhe shantazhet në Perëndim për të favorizuar islamin radikal

Shkruar nga Stefano Piazza
Si Katari përdor përgjimet dhe shantazhet në Perëndim
Udhëheqësi i Katarit

Regjimi i Katarit përdor shoqëri mbikëqyrjeje për të diskredituar politikanë amerikanë, si senatorët Tom Cruz dhe Tom Cotton, dhe të tjerë që duan të ushtrojnë presion mbi vëllezërit Myslimanë, që kundërshtojnë Hamasin ose ndërhyjnë në agjendën islamiste radikale të Katarit.

Dosjet dhe dëshmitë skicojnë një rrjet influence që shtrihet nga spiunazhi informativ te kontrolli i mediave, duke kaluar përmes sportit dhe universiteteve, Kështu Doha e ka shndërruar soft power-in në një makinë sistemike presioni politik dhe reputacional në Perëndim.

Sipas gazetarit investigativ Benjamin Weinthal, anëtar i “Middle East Forum”, Katari nuk po ushtron thjesht diplomaci, por ka ndërtuar një makineri sistemike të presionit politik dhe reputacional në Perëndim. Ky “soft power’ i stilit industrial, siç e përshkruan ai, përdoret për të mbrojtur agjendën e islamit radikal dhe për të diskredituar këdo që guxon të kundërshtojë lëvizje si Vëllezërit Myslimanë apo Hamasi.

Në çfarë mënyre strategjia e influencës së Katarit ndryshon nga format e zakonshme të diplomacisë publike dhe pse mund të shihet si një model “industrial” i soft power-it?

Nga kërkimet e mia kam zbuluar se regjimi i Katarit përdor shoqëri mbikëqyrjeje për të diskredituar politikanë amerikanë, si senatorët Tom Cruz dhe Tom Cotton, dhe të tjerë që duan të ushtrojnë presion mbi vëllezërit Myslimanë, që kundërshtojnë Hamasin ose ndërhyjnë në agjendën islamiste radikale të Katarit.

Kam siguruar ekskluzivisht dokumente mbi një operacion të dyshuar spiunazhi të Katarit kundër ligjvënësve amerikanë në fillim të vitit 2024 dhe i kam publikuar ato. Për këtë arsye mendoj se përdorimi i soft poëer-it nga Katari është i mbushur me korrupsion dhe aktivitete ilegale.

Ish-kryeministri i Katarit, Hamad bin Jassim (HBJ), është mburrur duke thënë: “Kemi gazetarë në listëpagesat tona në shumë vende”. Instituti “Middle East Media Research Institute” (MEMRI) zbuloi i pari deklaratën e HBJ-së mbi korruptimin e gazetarëve.

Liria e shtypit nuk ekziston në Katar dhe mediat e kontrolluara nga shteti nuk mund të kritikojnë emirin Tamim bin Hamad Al Thani. Është një lloj shkeljeje etike gazetareske që CNN dhe agjencia gjermane e lajmeve DPA kanë hapur zyra në Doha dhe po bashkëpunojnë me regjimin për projekte mediatike.

Transmetuesi shtetëror Al Jazeera promovon ideologjitë e Vëllezërve Myslimanë dhe Hamasit. Ajo ende nuk është regjistruar si agjent i huaj, siç kërkohet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Pse? Sepse fuqia e lobimit të Katarit është e madhe në Uashington dhe po përhapet në të gjithë SHBA-në. Katari është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj raporteve të MEMRI-t që dëshmojnë rolin e tij kritik në sulmet terroriste të 11 shtatorit.

A është një “kapërcim cilësor” përfshirja e dyshuar e Katarit në operacione të ndërhyrjes informative lidhur me procese gjyqësore ndërkombëtare, si ato të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN)?

Aktivitetet e dëmshme të Katarit kundër GJPN-së dhe Izraelit u zbuluan në një artikull të rëndësishëm të britankes The Guardian në nëntor. Sipas tij, regjimi i Katarit punësoi një kompani britanike të inteligjencës për të diskredituar një punonjëse myslimane të GJPN-së, vartëse e prokurorit Karim Khan, pasi ajo e kishte akuzuar atë për abuzim seksual.

Përdorimi i shoqërive të mbikëqyrjes në këtë rast përkon me modus operandi e Katarit. Thuhet se Katari pagoi dy kompani për të marrë informacione sensitive mbi viktimën, përfshirë ato për djalin e saj.

Khan e ka akuzuar kryeministrin izraelit dhe ish-ministrin e Mbrojtjes për krime lufte. Ekspertë të të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër Khanin dhe GJPN-në për akuza të pabaza kundër Izraelit. Ajo që duket se i ka shpëtuar raportimeve, është se në Katar gratë janë qytetare të klasit të dytë dhe sistemi i Sheriatit parashikon dënimin me vdekje për homoseksualët.

Pse kontrolli direkt ose indirekt i mediave evropiane, si grupi Lagardère, është një çështje qendrore në projektimin e ndikimit nga Doha?

Nasser Al-Khelaifi, pronar i Paris Saint-Germain, u akuzua vitin e kaluar për blerjen e votës në bordin e Lagardère. Kontrolli mbi PSG-në, e lejon Katarin të ketë ndikim te elita franceze. Një ish-zyrtar i inteligjencës franceze më tha: “Gazetarët ftohen në sallat VIP të PSG-së dhe krijojnë kontakte me politikanë. Kjo vlen shumë dhe ata e shpërblejnë Katarin me publicitet pozitiv”. Përpjekjet për të blerë ekipe të tjera si Manchester United dështuan pasi denoncuam deklaratat antisemite të HBJ-së mbi kontrolli e hebrenjve mbi tregjet e naftës.

Deri në çfarë mase sporti, nga klubet te Botërori 2022, ka funksionuar si mburojë për imazhin dhe si shumëzues i ndikimit politik?

Në vitin 2022, agjencia AP raportoi se një ish-zyrtar i CIA-s, Keven Chalker, dhe kompania e tij ndihmuan Katarit duke spiunuar zyrtarët e futbollit të vendeve rivale. Situata e tmerrshme e të drejtave të punës shkaktoi vdekjen e 6.500 punëtorëve emigrantë.

Operacionet e influencës u ekspozuan edhe nga SHBA, ku u vërtetua se Katari ka derdhur 6.6 miliardë dollarë në universitetet amerikane (si Georgetown, Cornell). Shumë nga këto institucione kanë probleme me antisemitizmin dhe mbrojnë islamizmin ekstremist sepse kredibiliteti i tyre është kontaminuar nga paratë e Katarit.

Në Evropë dihet pak për “Qatargate”-in amerikan. Cila është gjendja aktuale?

Ish-senatori me shumë ndikim Bob Menendez u dënua për marrje ryshfeti në këmbim të influencës së tij në favor të Katarit dhe Egjiptit. Në janar të vitit 2015 u dënua me 11 vite burg. Një juri e shpalli fajtor për pranimin e ryshfeteve nga një ndërtues që donte që Menendez të bindte një kompani investimi nga Katari për të financuar një projekt miliona dollarësh. Kur paratë e Katarit lidhen me politikën, skandalet e korrupsionit nuk mungojnë kurrë./ Përshtati "Pamfleti" Nga ”Panorama.it”

katar perendimi pergjimet islami radikal

2 Komente

  1. T
    Teme

    Katar ka hyre fort dhe ne Shqiperi.

    1. T
      Tony

      Si spiegohet qe te gjithe keta qe pergjojne e pergjojne te tjeret fitojne te drejten te organizojne Kampionate Futbolli Boterore kur nuk e kane idene e sportit te futbollit!?

      Lini një Përgjigje