TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Qershor 2023, 22:22

“S’ka paqe me kushtet e Rusisë”, Stoltenberg: Të gjithë duam që lufta të mbarojë, por Ukraina kërkon drejtësi

Shkruar nga Pamfleti

“S’ka paqe me kushtet e Rusisë”, Stoltenberg: Të

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë nuk duhet të jenë të nxituar sidomos nëse është Moska ajo që dikton kushtet e paqes mes dy vendeve.

Pasi presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa tha në Kiev këtë javë se “paqja duhet të arrihet përmes diplomacisë, sa më shpejt të jetë e mundur”, Stoltenberg ra dakord, por jo me çdo kusht.

Ne të gjithë duam që kjo luftë të përfundojë. Por që paqja të jetë e qëndrueshme, duhet të ketë drejtësi. Paqja nuk do të thotë ngrirje e konfliktit dhe pranimi i një marrëveshjeje të diktuar nga Rusia”, tha Stoltenberg për gazetën gjermane “Welt am Zontag".

Kreu i Aleancës bëri të ditur se në samitin e Vilniusit të Lituanisë që do të mbahet në korrik, NATO do të miratojë një paketë ndihme për ta sjellë Ukrainën në standardet e NATO-s për një periudhë disavjeçare.

Duhet të intensifikohen edhe lidhjet politike. Kjo do ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s”, tha kreu i aleancës së Atlantikut të Veriut.

Shefi i NATO-s vlerësoi strategjinë e sigurisë kombëtare të Gjermanisë, e cila u miratua të mërkurën dhe synon të forcojë Bundesëehr-in përmes pajisjeve më të mira dhe gatishmërisë operacionale.

Strategjia e parë e sigurisë kombëtare e Gjermanisë është një dokument i rëndësishëm. dhe një provë e pikës së kthesës”, u shpreh ai, teksa përshëndeti angazhimin e Gjermanisë për të përmbushur synimet e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes dhe ndërtimin e një prej forcave të armatosura më të forta në Evropë.

stoltenberg ukraina lufta

Lini një Përgjigje