Bota 1 Qershor 2023, 15:32

“Ta shkatërrojmë Britaninë menjëherë”, deputeti rus shpërthen ndaj Perëndimit: Vetëm armët bërthamore do t’i bëjnë të na dëgjojnë

Shkruar nga Pamfleti

“Ta shkatërrojmë Britaninë menjëherë”,

Një deputet rus ka kërcënuar se Moska do të shfarosë Britaninë e Madhe. Në një klip të shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, deputeti Andrei Gurulyov, nisi një mori kërcënimesh ndaj Perëndimit.

Gjatë intervistës ai tha se nuk ka udhëheqje në Kiev, pasi sipas tij Ukraina drejtohet nga Uashingtoni.

"Në Kiev ka kukulla, të cilët shkelmohen nga pas dhe bëjnë pikërisht atë që u është thënë të bëjnë" tha ai.

Ai shton se Rusia është i vetmi vend në gjendje të përbëjë një kërcënim për të gjithë territorin e SHBA-së, duke paralajmëruar përdorimin e armëve bërthamore. Sipas tij vetëm me këto lloj kërcënimesh, mund të sillet në vete Uashingtoni.

Ai nuk u ndal aty por vazhdoi me kërcënimet ndaj Britanisë së Madhe, për të cilën i kërkoi Putinit që ta shfarosë fare si territor. Kjo më pas sipas tij do të bëjë që pjesa tjetër e botës të ulet dhe të dëgjojë Rusinë.

Tani është jashtëzakonisht e qartë se kur themi ‘le të hedhim në erë diçka’, do ta bëjmë. Le ta shkatërrojmë Britaninë menjëherë, pa përdorur potencialin tonë strategjik bërthamor. Dhe pastaj të gjithë do të ulen menjëherë dhe do të fillojnë të flasin me ne siç duhet", u shpreh ai.

britani rusia kërcënon