Bota 1 Qershor 2023, 09:47

"CNN" zbardh informacionin sekret: Trump ka marrë dokumente të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë!

Shkruar nga Pamfleti
"CNN" zbardh informacionin sekret: Trump ka marrë dokumente
Donald Trump


Prokurorët federalë kanë siguruar një regjistrim audio nga vera e vitit 2021, në të cilin ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump pranon se pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai mori një dokument të klasifikuar të Pentagonit për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, sipas CNN.

Agjencia e lajmeve Reuters thekson se nuk është në gjendje të konfirmojë zbulimin nga CNN, e cila citon detaje nga burime të mirë-informuara, të cilat nuk përmenden.

Sipas burimeve, pjesa ku flitet për Iranin është rreth dy minuta dhe një burim tjetër tha se diskutimi është një pjesë e vogël e diskutimeve shumë më të mëdha.

Në audio Trump sugjeroi se ai ishte i gatshëm të ndante informacionet, por ishte i vetëdijshëm për kufizimet, sipas CNN.

Këshilltari Jack Smith, i cili udhëhoqi dy hetime për Trump, i pari në pyetjen e humbjes së Biden në zgjedhjet presidenciale 2020 dhe i dyti për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara  nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment mbi zbulimin.

Një zëdhënës i Trump refuzoi gjithashtu të komentojë mbi informacionin.

donald trump