Ka nisur në Evian të Francës dita e dytë vendimtare e Samitit të G7.
Video dhe fotografi që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mbërritjen e liderëve në sallën ku zhvillohen bisedimet dhe punimet e samitit.
Sipas organizatorëve francezë të samitit, Donald Trump dhe liderë të tjerë të G7 u takuan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për një orë e 15 minuta. Bisedimet u përqendruan në mënyrën e “ndërtimit të paqes dhe sigurisë për Ukrainën dhe Evropën”.
Presidenti amerikan mbërriti në samit duke sjellë me vete marrëveshjen mes SHBA-së dhe Iranit, e cila pritet të zërë një vend të rëndësishëm në axhendën e diskutimeve.
Vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet edhe çështjes së Ngushticës së Hormuzit, ndërsa Franca mbështet garantimin e lirisë së lundrimit në rajon.
Germany's Merz gave Trump a customized German national football team jersey bearing the name "TRUMP" and the number 47 on the back. pic.twitter.com/FZbzuau5u4
— Clash Report (@clashreport) June 16, 2026
Mbërritja e Zelenskyt
Volodymyr Zelensky u prit nga homologu i tij francez dhe mikpritësi i samitit, Emmanuel Macron, në kopshtet e Hôtel Royal, në brigjet e Liqenit Leman, ku nisën dje punimet e samitit.
Dy liderët shkëmbyen një shtrëngim të ngrohtë duarsh dhe u drejtuan së bashku drejt hyrjes së ndërtesës, ku u fotografuan pa bërë deklarata për gazetarët.
Më pas u zhvillua një takim dypalësh përpara se ata të bashkoheshin me liderët e tjerë për të diskutuar përpjekjet për avancimin e negociatave me Vladimir Putinin me synim përfundimin e luftës në Ukrainë.
???????????????? Ukrainian President Volodymyr Zelensky has arrived in Évian, France, for the G7 summit
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 16, 2026
He was greeted by French President Emmanuel Macron upon arrival.
The G7 leaders, together with Zelensky, will take part in a working meeting on “ensuring peace and security for Ukraine… pic.twitter.com/Kd2f780DYL
Zelensky kërkon takim kokë më kokë me Trump
Presidenti Zelensky shpreson që me këtë rast të zhvillojë një takim kokë më kokë me Donald Trump, i cili merr pjesë sot në tryezën e G7.
Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua në fund të dhjetorit në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago.
Trump deklaroi dje se kishte pasur “një bisedë shumë të mirë me presidentin Zelensky dhe presidentin Putin”.
“Dhe besoj se mund të bëjmë diçka”, shtoi ai.
Objektivi i fotografëve kapi gjithashtu momente interesante pak para nisjes së samitit. Në një prej tyre, kancelari gjerman Friedrich Merz shihet duke i dhuruar presidentit amerikan një fanellë të kombëtares gjermane të futbollit, me emrin e tij të vendosur mbi të.
Diskutime të hapura për marrëveshjen me Iranin
Sipas personave që kanë njohuri për diskutimet dhe që citohen nga CNN, bisedimet mes liderëve të G7 lidhur me marrëveshjen e Trump me Iranin gjatë darkës së së hënës ishin “të sinqerta” dhe të thelluara.
Darka zgjati pothuajse dy orë rreth një tavoline me pamje nga bregu jugor i Liqenit të Gjenevës, ndërsa diskutimet u zgjeruan edhe në çështje të tjera, përfshirë Ukrainën.
Pas darkës, zyrtarë evropianë thanë se ende kanë pyetje lidhur me marrëveshjen mes Uashingtonit dhe Teheranit. Trump e nënshkroi atë në mënyrë elektronike të dielën, por teksti i saj nuk është bërë publik.
Shqetësimi kryesor lidhet me shpejtësinë me të cilën mund të rihapet Ngushtica e Hormuzit për trafikun tregtar, për çka zyrtarët amerikanë dhanë përgjigje të ndryshme gjatë ditës së djeshme.
Para samitit, zyrtarë amerikanë deklaruan se prisnin që vendet evropiane të kontribuonin në përpjekjet për pastrimin e minave në Hormuz, tani që armiqësitë kanë përfunduar.
Presidenti francez Emmanuel Macron, mikpritës i samitit, deklaroi gjatë një takimi me Trump se Franca është “e gatshme të marrë pjesën që i takon” për mbështetjen e marrëveshjes.
Megjithatë, Trump minimizoi nevojën për ndihmë evropiane, duke argumentuar se vetë marrëveshja do të mundësonte hapjen e lirë të rrugës detare.
“Nuk mendoj se do të kemi nevojë për shumë ndihmë, por nuk e konsideroj ide të keqe që të kemi një ose dy anije këtu nga disa vende”, deklaroi ai.
Cfare karagjozesh! Nuk kane as moral, as humanizem, as burreri, asgje!!! Nje tufe me legena qe bejne si padronet e botes