
Aleanca e rreth 35 vendeve për hapjen e Ngushticës së Hormuzit do të takohet sot nëpërmjet videokonferencës…
Një aleancë prej rreth 35 vendesh do të diskutojë planet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Takimi do të zhvillohet sot nëpërmjet videokonferencës në nivel ministrash të Jashtëm dhe po organizohet me iniciativën e Britanisë.
Takimi do të shqyrtojë masat diplomatike dhe politike që mund të merren për të rihapur këtë rrugë kritike detare për lundrim.
SHBA-të nuk do të marrin pjesë në këtë konferencë, ndërsa Donald Trump e ka bërë të qartë se përgjegjësia për hapjen e Ngushticës së Hormuzit nuk i takon SHBA-së, por të gjitha vendeve që blejnë naftë nga Gjiri.

Kjo aleancë përfshin ato vende që së fundmi nënshkruan një deklaratë të përbashkët në nivel krerësh shtetesh duke shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar në "përpjekjet e duhura për të siguruar kalim të sigurt nëpër Ngushticën e Hormuzit". Midis vendeve pjesëmarrëse janë Britania, Franca, Gjermania, Australia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Greqia.
Irani thotë se ngushtica mbetet e mbyllur për "armiqtë e vendit".

35 vëndet do zbarkojnë në Hormuz me trupa? Apo thjesht duan të vënë në sedër Tramp që të zbarkojë me trupa. Po Izraeli përfshihet në këtë koalicionin prej 35 vëndesh? Të paguajnë të gjithë për kalimin në Hormuz, ose çdo rrugë kalimi detar të jetë i lirë pa taksë kalimi. Kanali i Suezit dhe ai i Panamasë, konçensionarët i kanë marë fitimet e investimit.