TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Qershor 2025, 22:19

Takimi Iran-BE, Trump "xhelozon": Teherani nuk do të flasë më Europën, por me ne!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Iran-BE, Trump "xhelozon": Teherani nuk do të flasë

Irani mbështet bisedime të mëtejshme me Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë, të njohura si E3 dhe Bashkimin Evropian, tha Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi pas takimit në Gjenevë.

“Ne mbështesim vazhdimin e diskutimeve me E3 dhe BE-në dhe shprehim gatishmërinë tonë për t’u takuar përsëri në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Në një prononcim për mediat ai tha se Irani është gati të shqyrtojë përsëri diplomacinë dhe sapo të ndalet agresioni dhe agresori të mbahet përgjegjës për krimet e kryera. Më tej ai shtoi se bëri të qartë se aftësitë mbrojtëse të Iranit ishin “të panegociueshme”.

Nga ana tjetër, presidenti i SHBA-së Donald Trump i ndjerë i përjashtuar nga ky moment, tha se Irani nuk dëshiron të bisedojë me Europën. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se ka folur me Iranin dhe hedh dyshime mbi ndikimin që kanë pasur evropianët.

“Ne kemi folur me Iranin dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Irani nuk dëshiron të flasë me Evropën, Irani dëshiron të flasë me ne. Evropa nuk do të jetë në gjendje të ndihmojë në këtë rast”, tha ai, duke shtuar se beson që bisedimet e sotme në Gjenevë nuk ndihmuan.

Sa i takon kërkesës së Iranit, Trump deklaroi se “është shumë e vështirë” të kërkohet që Izraeli të ndalojë sulmet e tij, diçka që Irani i bëri thirrje SHBA-së ta bëjë.

I pyetur nëse vendimi për të sulmuar Iranin është vendimi më i madh që do të duhet të marrë si president, Trump tha se nuk isht në gjendje t'i përgjigjej kësaj pyetje.

Nuk do të isha në gjendje t’jua thoja këtë tani. Do t’ju tregoj pas rreth një viti… nuk i dihet kurrë për këto vendime”, tha ai.

Presidenti amerikan u tha gjithashtu gazetarëve se ai mund të mbështesë një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit në varësi të rrethanave.

Lini një Përgjigje