TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Qershor 2025, 22:23

David Lammy: Po afron ora që SHBA do godasë Iranin, ata s’bëjnë shaka

Shkruar nga Pamfleti

David Lammy: Po afron ora që SHBA do godasë Iranin, ata

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar po kthehet sonte në Londër, pas takimit me homologun e tij iranian në Gjenevë të Zvicrës, ku morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme.

Mësohet se mesazhi që David Lammy solli nga Uashingtoni, ku një ditë më parë ishte takuar me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe të dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, ishte se kërcënimi për një ndërhyrje ushtarake amerikane është “real dhe po afrohet”, megjithatë ekziston ende një “rrugë diplomatike” e hapur, raporton CNN.

Nga ana tjetër, liderët evropianë shprehën dënimin e tyre ndaj programit ushtarak bërthamor të Iranit dhe folën për mënyrat se si mund të arrihet një zgjidhje e negociuar.

Megjithatë, ndonëse përfaqësuesit evropianë shprehën gatishmëri për të takuar sërish zyrtarët iranianë, nuk u arrit asnjë marrëveshje për kohën apo vendin e një takimi të ardhshëm.

Ministri i Jashtëm i Iranit, sipas burimeve, u tha të pranishmëve se Teherani nuk mund të negociojë me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që ofensiva izraelite po vazhdon.

Ndërkohë, ministrat evropianë theksuan se mënyra më e mirë për të arritur një armëpushim është ulja në tryezën e bisedimeve.

Pritet që David Lammy të zhvillojë sërish bisedime me homologët e tij amerikanë gjatë fundjavës.

Lini një Përgjigje