TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Gusht 2023, 17:03

Takimi me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Vuçiç: Nuk ka çështje të hapura mes nesh

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Vuçiç: Nuk

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka çështje të hapura midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe se ka marrëdhënie vëllazërore mes dy popujve.

Pas një takimi me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në Manastirin Prohor Pcinski, Vuçiç u shpreh se Serbia nuk kërkon asgjë nga ai vend përveçse të zhvillojë më tej bashkëpunimin.

“Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të jashtëzakonshme. Ne nga Serbia e duam Maqedoninë e Veriut dhe gjuhën maqedonase dhe e kuptojmë shumë mirë. Nuk e kam problem të them se nuk jemi vetëm miq, por se si kombe kemi marrëdhënie vëllazërore”, theksoi Vuçiç gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me Pendarovskin.

Ai vuri në dukje se tregtia midis të dy vendeve arriti në 1.5 miliard euro në vit.

“Besoj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të zhvillohet. Jemi duke punuar për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve tanë, kemi diskutuar për integrim të mëtejshëm përmes hekurudhave tona”, tha presidenti i Serbisë.

aleksander vucic serbi maeqedonia e veriut

Lini një Përgjigje